Gabimi trashanik i Federatës Ndërkombëtare për Kosovën

Hendboll

Gabimi trashanik i Federatës Ndërkombëtare për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2022 Në ora: 13:38
Gabimi trashanik i Federatës Ndërkombëtare për Kosovën

As Turqia, as Belgjika, as Kosova, nuk e dijnë se a do të kualifikohen në rrethin tjetër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll. 

Të gjitha Kombëtaret i kanë gjasat dhe secila e pret gabimin e njëra – tjetrës që të përfitojë! 

E vetmja Greqia e ka të siguruar kualifikimin, e cila ka pesë fitore rresht në Grupin 1 të parakualifikueseve!
Greqia kryeson me 10 pikë, pasojnë Turqia 4, Kosova 3 e Belgjika me 3 pikë.

Gabimi trashanik i Federatës Ndërkombëtare (Botërore – IHF) dhe Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për Kosovën!

Si është e mundur që në xhiron e fundit të mos luhen ndeshjet në të një kohë Belgjika – Kosova e Turqia - Greqia. 

E para, për t’i ikur kalkulimeve të Kombëtareve. E dyta, nëse Belgjika ose Kosova fiton sonte, Turqia e ka të qartë situatën për nesër.

E dyta, Kosova ka ende gjasa nëse e mposhtin sonte Belgjikën e nëse turqit humbin, Dardanët shkojnë më tej.

Por ajo çka nuk është në rregull, sonte luhet Belgjika – Kosova (20. 15) e nesër në mesditë Turqia – Greqia (12.00). 

Turqia shikon më kujdes rivalët Belgjikën dhe Kosovën, ndërsa për nesër e ka të qartë gjithçka dhe çka i duhet.

 Edhe pse Greqia e synon fitoren e gjashtë rresht, por sipas logjikës sportive, dy ndeshjet u dashtë sonte të luhen në të njëjtin orar. Është e habitshme se si IHF e EHF nuk kanë menduar që ndeshjet e fundit të luhen në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat