Faton Hasani dhe KH Kastrioti: Ahmet Petrova ishte kontribues i madh për dekada me radhë 

Hendboll

Faton Hasani dhe KH Kastrioti: Ahmet Petrova ishte kontribues i madh për dekada me radhë 

Nga: K.G. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:46
Faton Hasani dhe KH Kastrioti: Ahmet Petrova ishte kontribues i madh për dekada me radhë 

Kryesia e klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, me kryetar Faton Hasani, janë të pikelluar thellë me ikjen në amshim të Ahmet Hysenajt – Petrova.
I ndjeri ka qenë kryetar shumë në KH Kastrioti në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, duke fituar shumë trofe. 

“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të biznismenit ferizajas z. Ahmet Hysenaj -Petrova

I ndjeri ishte kontribues i madh për dekada me radhë në zhvillimin e hendbollit dhe sportit në përgjithësi dhe për një kohë edhe kryetar i Klubit të hendbollit Kastrioti - Ferizaj

Familjes dhe miqve të tij ju shprehim ngushllimet më të sinqerta.

Shpirti i tijë pushoftë në parajsë!”, shpreh ngushëllime kryetari i KH Kastrioti, Faton Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat