Lojtari brazilian firmos me KH Kastriotin 

Hendboll

Lojtari brazilian firmos me KH Kastriotin 

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 17:20
Guilherme Da Silva Fernandes me Fikret Ibrahimin

Hendbollisti nga Brazili zbarkon në qendrën e hendbollit në Ferizaj. Guilherme Da Silva Fernandes përforcon radhët e klubit me renome Kastrioti.

Lajmi bëhet i ditur nga nënkryetari i klubit Fikret Ibrahimi.

Pas trajnerit Aco Stankovski dhe përforcimiz me lojtarin nga Maqedonia e Veriut, Adis Saliu, tani radhët i ngjeshin edhe me brazilianin.  

“Sot KH Kastrioti zyrtarizoi kontratën me hendbollistin Guilherme Da Silva Fernandes nga Klubi Unst para nga Brazili.

Në ditët në vijim vazhdojmë me prurjet e reja në Klubin e Kastriotit”, njofton Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat