Kastrioti me shumë lojtarë të huaj, kërcënim i madh për Prishtinën e Verim Zherkës

Hendboll

Kastrioti me shumë lojtarë të huaj, kërcënim i madh për Prishtinën e Verim Zherkës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 19:19
Verim Zherka në mendime të thella

Kastrioti nga Ferizaj po përforcohet me hendbollistë nga shtetet e jashtme, deri me tash ka shkuar numri në pesë. Ferizajasit janë përforcuar me Bojan Nikollovskin, Martin Bozhinovskin (portier), Adis Saliun, Guilherme Da Silva Fernandesin dhe Samid Mekiqin.

A po shqetësohet Prishtina e kryetrajnerit Verim Zherka?

E para, Prishtina deri me tash vlerësohet si ekip që do të luftojë për finale të play-off-it por tani iu ka shtuar edhe Kastrioti me këto përforcime! A po bëhet liga edhe më interesante, sepse Prishtina tash përpos kampionit Besa Famgas nga Peja, ka rival të madh edhe Kastriotin.

Raportohet nga burimet e afërta me klubin Prishtina, se tani kryeqytetasit janë të shqetësuar dhe nuk po bëjnë gjumë të rehatshëm kur shohin gjithë ato përforcime të ferizajasve.

Duket se liga po e merr një kahje tjetër sa i përket skuadrave që kërkojnë finalen e madhe të kampionatit! Besa është favorit por cila do të jetë në finale, Prishtina apo Kastrioti, pa e harruar edhe Trepçën?

Kastrioti po shndërrohet në kërcënim real për Prishtinën e Verim Zherkës. Kastrioti është rrezik sepse mund t’ua prishë të gjitha matematikat bardhekaltërve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat