Lajm i hidhur, vdes në moshë të re lojtari i njohur i Kosovës 

Hendboll

Lajm i hidhur, vdes në moshë të re lojtari i njohur i Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 12:30
Valbon Shala

Ish hendbollisti i kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja, Valbon Shala, papritur (në moshën 39-vjeçare) ka ndërruar jetë në Gjermani.

Lajmi i hidhur për komunitetin e hendbollit dhe sportin në përgjithësi. Shala ka qenë prej pivotëve më të mirë në Kosovë, ish reprezentues i Kosovës. 

Ish hendbollisti Enis Kastrati, shok i ngushtë i Valbonit, është i pikëlluar thellë. 

Image

“Miku im Valbon, as në ëndrrën më të keqe nuk e kisha paramendu që sot do ti shkruaj këto fjalë për ty sepse planifikonim të vije për pushime dhe të çmalleshim dhe ti përkujtonim kohët e vjetra, ishe një djalë i mrekullueshëm, baba i shkëlqyeshëm dhe mbi të gjitha një shok e përtej shokut për mua.

Prehu në paqe shoku im ishalla allahu të ka bo banor të xhenetit. Lamtumirë shoku im”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në facebook. Shala me Besën ka fituar shumë tituj e Kupa të Kosovës.

"E nderuara familje e Valbon Shalës!

Lajmi për vdekjen e Valbonit na ka pikëlluar të gjjthëve, jemi të shokuar …

Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta !

Gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë, Valboni ishte shembull se si luftohet për ngjyrat e klubit !

Në këto momente të dhimbjes së madhe jemi pranë jush që ta perballoni më lehtë dhimbjen për më të dashurin tuaj!", shkruan në faqen e KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat