Burim Zaskoku kryetrajner i ri i Prishtinës

Hendboll

Burim Zaskoku kryetrajner i ri i Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:17
Burim Zaskoku kryetrajner i ri i Prishtinës

Burim Zaskoku është emëruar kryetrajner i ri i klubit me renome të hendbollit Prishtina (femrat).

Zaskoku, ish hendbollist i spikatur për shumë vite në KH Kastrioti, një kohë të shkurtër edhe i Prishtinës, pastaj kryetrajner edhe i Kastriotit (femrat), ka marrë timonin e Prishtinës.  

Ai tregon edhe arsyet pse e mori timonin e klubit kryeqytetas. 

“Arsyeja është se ka ekip shumë të mirë, kushte shumë të mira, e imja është me punuar me ato vajza. Shkurt të punojë me vajza dhe me korrë suksese”, thotë Zaskoku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Prishtina aktualisht është në vend të dytë me 22 pikë, 11 fitore e 1 humbje, 2 pikë me pak se liderja e kampionatit Istogu.
Zaskoku sot (18.00) do të debutojë në bankën e Prishtinës në derbin e madh, kundër Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat