Kastrioti dështon e larg vendit të katërt, Vëllaznimi me pikë të madhe

Hendboll

Kastrioti dështon e larg vendit të katërt, Vëllaznimi me pikë të madhe

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 20:55
Kastrioti dështon e larg vendit të katërt, Vëllaznimi me pikë të madhe

Një tjetër ndeshje dramatike është luajtur në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën në Ferizaj u përballën Kastrioti e Vëllaznimi i Gjakovës, ndërsa ndeshja nuk dha fitues. 29:29 ishte rezultati në fund.
Në pjesën e parë kryesisht në epërsi ishin gjakovarët. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:15 në të mirë të Vëllaznimit. Në pjesën e dytë loja ishte dramatike. Epërsia ishte herë në njërën anë e herë në anën tjetër.

Vëllaznimi kishte epërsi 28:27 e më pas Kastrioti kishte epërsi prej 29:28. Në fund Vëllaznimi shënoi për 29:29 dhe për një pikë.

Braziliani Guilherme Da Silva ishte më efikasi te Kastrioti me 7 gola. 6 i realizoi Samid Mekiq. Florjan Rexha me 8 gola ishte më efikasi te Vëllaznimi. 6 i shënoi Arbër Neziri.

Kastrioti është i pesti me 15 pikë. Vëllaznimi mban vendin e gjashtë me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat