Istogu pa Rugovën e Shatrin, mobilizon forcat për fitoren e 14-të rresht

Hendboll

Istogu pa Rugovën e Shatrin, mobilizon forcat për fitoren e 14-të rresht

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:48
Istogu pa Rugovën e Shatrin, mobilizon forcat për fitoren e 14-të rresht

Istogu, lidere e elitës së hendbollit të Kosovës, kërkon fitoren e 14-të rresht,.

Vashat e Istogu janë të trimëruar pas triumfit me rezultat 34:29 ndaj Prishtinës.

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, tha se janë të mobilizuar për sfidën me Ferizajn por mungesë e madhe e tyre është Albina Rugova, e cila u lëndua rëndë në takimin me Prishtinën.  

“Istogu pa Rugovën e Shatrin, të lënduara. Istogu ndeshjen e radhës e zhvillon të shtunën nga ora: 18.00 në Palestrën e Sporteve të qytetit në Istog, skuadra e Istogut do të paraqitet pa dy lojtare të rëndësishme, Albina Rugova e Yllka Shatri të cilat u lënduan në ndeshjën e fundit kundër Prishtinës. 

Rugova ka humbur këtë sezonë ndërsa Shatri pritet të kthehet pas disa jave.

Ndeshjën derbi të javës do ta zhvillojnë edhe skuadra e kadeteve të Istogut, e cila poashtu udhëheq tabelën e klasifikimit dhe synon titullin e 8 më radhë të kampionit për gjenerata të reja, kjo ndeshje zhvillohet nga ora 16:00 ndërsa ndeshja e senioreve në 18:00.

Përkrahja e publikut në këto dy ndeshje është e domosdoshme për skuadrën tonë”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat