Një tjetër ndeshje interesante e Ligës së Parë në Vushtrri

Hendboll

Një tjetër ndeshje interesante e Ligës së Parë në Vushtrri

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:08
Një tjetër ndeshje interesante e Ligës së Parë në Vushtrri

Vushtrria – Ulpiana është ndeshja që e hap xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sonte) nga ora 19:30.

Vushtrria pritet ta bëj edhe një hap drejt kthimit në Superligë.

Aktualisht vushtrriasit udhëheqin në tabelë me 18 pikë. I kanë fituar të gjitha nëntë ndeshjet.

Ulpiana është e katërta me 10 pikë nga tetë ndeshje.

Të shtunën është ndeshja në mes të Lepencit dhe Prizrenit. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 14:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Drita – KEK-u (17:00) dhe Istogu – Vjosa (14:00) janë ndeshjet e së dielës në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat