Istogu përforcohet me një braziliane, kërkon të gjitha trofetë

Hendboll

Istogu përforcohet me një braziliane, kërkon të gjitha trofetë

Nga: K.G. Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:39
Dayane Rocha

Istogu nuk qëndron duarkryq por përforcohet edhe me një hendbolliste nga Brazili, duke iu kundërpërgjigjur Ferizajt.

Kryetrajneri Faruk Shala me Istogun synon të gjitha trofetë.

Duket se ai rrezikun më të madh e sheh nga KHF Ferizaj dhe për atë edhe po përforcohet.

Dayane Rocha nga Brazili i bashkohet Istogut.

“Dayane Rocha transferohet te Istogu!

Istogu në ditën e fundit të afatit kalimtar është përforcuar me alon e majtë të përfaqësueses së Brazilit, Dayane Pires Da Rocha.

Braziliana nga Sao Pauli ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme më shumë skuadra nga Amerika latine dhe ato nga Evropa.

Më përfaqësuesen e Brazilit ka qenë e 10-ta në lojërat olimpike në Tokio 2021 dhe e 6-ta në lojërat olimpike 2012.

Skuadrat në të cilat ka luajtur: -Metodista/SBC (Brazili), E.C.Pinheiro (Brazili), FAB/RJ (Brazili), Vardari (Maqedonia), Molde (Norvegjia dhe -Salud Tenerife (Spanja). Aloja e majtë e përfaqësueses së Brazilit do ta zëvendësoj alon e përfaqësueses së Kosovës dhe kapitenen e Istogut Albina Rugova, e cila u lëndua javë më parë.

Istogu këtë vit po përballet me lëndime të shumta si pasojë e kësaj ka qenë i detyruar të përforcohet me hendbolliste të reja në ditët e fundit të afatit kalimtar, pasi ka rikthyer hendbollisten e vet nga Belgjika Elma Kameri, ka angazhuar brazilianen Dayane Rocha dhe një hendbolliste malazeze e cila do të prezantohet ditët në vijim”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat