Donita Kosumi optimiste për Vushtrrinë: Do të luftojmë deri në fund për trofe

Hendboll

Donita Kosumi optimiste për Vushtrrinë: Do të luftojmë deri në fund për trofe

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2022 Në ora: 16:00
Donita Kosumi

Vashat e Vushtrrisë po punojnë me përkushtim që të janë në formën më të mirë në vazhdim të kampionatit dhe të ruajnë pozitën e dytë.

Donita Kosumi, hendbolliste e Vushtrrisë, tha atmosfera është e mirë brenda klubit dhe një motiv shtesë të te gjitha vashat për suksese.

Sipas hendbollistes, synimet janë të qarta të vushtrriaset, kërkojnë trofe.

Image

Donita me të kaltrat në veprim

Kosumi vajton edhe lëndimet dhe mungesat që u ballafaqua Vushtrria gjatë kampionatit, por me gjithë mungesat po ia dalin mirë deri me tani.

“Këtë vit jemi me mungesa të shumta por këto që jemi do të mundohemi që të luftojmë deri në fund për trofe”, thotë Kosumi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Pas 14 jave në Superligën e Kosovës, Istogu kryeson me 28 pikë, pasojnë Vushtrria me 24, Prishtina 24, Ferizaj 20 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat