Baftijari beson në Ulpianën: Do të sigurojmë ekzistencën

Hendboll

Baftijari beson në Ulpianën: Do të sigurojmë ekzistencën

Nga: K.G. Më: 4 mars 2022 Në ora: 15:42
Baftijari beson në Ulpianën: Do të sigurojmë ekzistencën

Garë interesante po zhvillohet edhe në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat), sidomos edhe të skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës, të cilat synojnë të sigurojnë ekzistencën.

Ulpiana e Lipjanit synon që të sigurojë ekzistencën, ky ekip renditet në pozitën e 11-të me 4 pikë pas 14 jave.

Hendbollistja e Ulpianës, Alketa Baftijari, shprehet optimiste.  

“Besoj që do të sigurojmë ekzistencën dhe jemi duke u përgatit që të tregohemi sa më të suksesshme në vazhdimin e kampionatit.

Në klub mbizotëron atmosferë e mirë, ku edhe besoj që të arrijmë sa më shumë suksese”, tha Baftijari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat