Shala: Më dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të komunës dhe ish basketbollistit

Hendboll

Shala: Më dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të komunës dhe ish basketbollistit

Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:29
Shala: Më dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish kryetarit të komunës dhe ish basketbollistit

Ka ndërruar jetë Haki Rugova, ish kryetar i Komunës së Istogut dhe ish basketbollist. 

Kryetrajneri i klubit të hendbollit Istogu (femrat), Faruk Shala, është i pikëlluar për ikjen e papritur në amshim të Rugovës.

“U prehsh në paqe kryetar z. Haki Rugova.

Më dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta te ish kryetarit të komunës së Istogut z. Haki Rugova, kolegut, sportist i dalluar i komunës së Istogut, një prej basketbollistëve më të mirë që ka pasur Istogu.

Z. Haki Rugova ishte për shumë vite veprimtar i LDK-së dhe udhëheqi Istogun tri mandate radhazi si kryetar i komunës, me të cilin kishim bashkëpunim ndërinstitucional për gjatë gjithë këtyre viteve.

Në emër tim personal dhe në emër të KHF Istogut, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rugova, miqeve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Ngushëllime!”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat