Istogut i shtohen telashet, mbetet edhe pa Pranverën

Hendboll

Istogut i shtohen telashet, mbetet edhe pa Pranverën

Nga: K.G. Më: 10 mars 2022 Në ora: 23:20
Istogut i shtohen telashet, mbetet edhe pa Pranverën

Skuadra e Istogut vazhdon me telashe! Pas operimit të hendbollistes më të mirë Albina Rugova, mbetet edhe pa Pranvera Ferataj.

Istogut i shtohen telashet por që shpreson këto mungesa do t’i mbulojë disi në vazhdim të kampionatit.  

“Pranvera Ferataj humb sezonin!

Istogu po kalon ditët me të vështira në vitet e fundit.

Pranvera Ferataj njëra nga hendbollistet e rëndësishme të skuadrës tonë ka pësuar lëndim të rëndë që do ta lë për disa muaj jashtë parketit sportiv dhe do të këtë të pa mundur të ndihmoj skuadrën gjatë ndeshjeve në vijim.

Ferataj pritet të operohet në fillim të javës që po vjen.

Skuadra e Istogut është duke u paraqitur pa pesë hendbolliste të lënduara por me ambicie të njëjta, duke synuar rezultate kulminante, vështirësitë nëpër të cilat po kalojnë hendbollistet tona do të na bëjnë më të fortë së kurrë me parë.

Hendbollistës tonë Pranvera Ferataj i dëshirojmë shërim të plot dhe rikthim sa me të shpejtë”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat