Llapi me fitore bindëse në Superligën B

Hendboll

Llapi me fitore bindëse në Superligën B

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:40
Llapi me fitore bindëse në Superligën B

Të shtunën ka nisur gara edhe në Superligën B të Kosovës në hendboll.

Në Podujevë në kuadër të javës së 19-të kampionale, janë takuar Llapi e Drenica.

Fitore me rezultat 39:18 kanë shënuar llapjanët.

12 lojtarë të Llapit shënuan gola në këtë ndeshje. Më efikasët ishin Blerton Hasani dhe Besian Abazaj me nga 6 gola. Te Drenica më efikasi ishte Driton Baliu me 6 gola.

Llapi është i dyti me 11 pikë. Udhëheq Deçani me 16 pikë. Drenica është e treta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat