Fillon gara e juniorëve

Hendboll

Fillon gara e juniorëve

Më: 18 mars 2022 Në ora: 17:24
Fillon gara e juniorëve

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e juniorëve.

Është vendosur që ndeshjet e Grupit A të luhen në Mitrovicë.

Ndërkohë ndeshjet e xhiros së parë të Grupit B luhen në Pejë.

Ndeshjet e xhiros së parë luhen të dielën.

Në Grupin A nga ora 10:00 luajnë Kastrioti e Llapi, kurse nga ora 11:30 Trepça e Vushtrria. Prishtina është e lirë në xhiron e parë.

Në Grupin B, Deçani e Rahoveci luajnë prej orës 11:30. Kurse Besa Famgas e Drenica takohen prej orës 13:00, po ashtu të dielën. Vëllaznimi është i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat