Fitore e madhe e Deçanit

Hendboll

Fitore e madhe e Deçanit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:29
Fitore e madhe e Deçanit

Deçani e Llapi e kanë luajtur ndeshjen e radhës në Superligën B të Kosovës në hendboll.

Në kuadër të xhiros së 20-të, Deçani ka fituar ndaj Llapit me rezultat 34:25.

Në pjesën e parë vendasit kishin epërsi të lehtë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:12.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Deçani.

Arbios Mushkolaj ishte më efikasi te Deçani me 12 gola. Nga 5 i shënuan Drilon Tahirukaj e Fatlind Mazrekaj. Te Llapi u dallua Besian Abazi me 7 gola. 5 i shënoi Artir Muçiqi.

Deçani udhëheq me 18 pikë. Llapi është io dyti me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat