Besa Famgas me lehtësi në gjysmëfinale

Hendboll

Besa Famgas me lehtësi në gjysmëfinale

Më: 23 mars 2022 Në ora: 23:31
Besa Famgas me lehtësi në gjysmëfinale

Besa Famgas, ashtu si pritej, ka zënë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll.

Të mërkurën mbrëma në Pejë, Besa e mposhti Rahovecin me rezultatin 39:26.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15 për Besën.

Njëmbëdhjetë lojtarë të Besa Famgas shënuan gola në ndeshjen çerekfinale, kurse më efikasi ishte Egzon Gjuka me 7 gola. Egzon Vuçitërna ishte më efikasi te Rahoveci me 7 gola.

Besa Famgas është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat