Trepça bindëse ndaj Vëllaznimit

Hendboll

Trepça bindëse ndaj Vëllaznimit

Më: 30 mars 2022 Në ora: 23:11
Trepça bindëse ndaj Vëllaznimit

Trepça është kthyer te fitorja në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Në kuadër të xhiros së 23-të, Trepça të mërkurën mbrëma në “Minatori”, në një atmosferë të bukur sportive, ka fituar ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 33:26. Trepça u shkëput herët në rezultat dhe më pas ka mbajtur epërsi konstante.

Pas 30 minutave lojë rezultat ishte 17:12 për vendasit.

Aloja Anton Maloku ishte i pandalshëm duke realizuar 12 gola për mitrovicasit. 5 gola i shënoi Sali Maxhera, kurse nga 4 i shtuan Shpëtim Mehmeti e Fitim Klinaku. Te Vëllaznimi më efikasi ishte Ardi Halili me 8 gola. 5 i shënoi Granit Fana, ndërsa 4 Mali Luzha.

Trepça me fitore u kthye në vendin e tretë. I ka 29 pikë, një më shumë se Rahoveci që luan të enjten. Ndërkohë Vëllaznimi është i gjashti me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat