Ferizaj bindshëm dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Hendboll

Ferizaj bindshëm dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:13
Ferizaj bindshëm dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ferizaj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshjen e shtyrë çerekfinale ndaj Jusuf Gërvallës, Ferizaj e fitoi me rezultat bindës,43:24. Ndeshja u luajt të mërkurën në Ferizaj.

Mirjeta Dinolli i realizoi 13 gola për Ferizajn, kurse nga 6 i shënuan Sumea Sadiku dhe Flaka Hoti.

Arjeta Imeri shënoi 10 gola për Jusuf Gërvallën, kurse nga 6 i realizuan Adelina Qufaj e Ardiana Imeri.

Ferizaj në gjysmëfinale do të takohet me Vushtrrinë. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës do të luhen pikërisht në Ferizaj, më 14 e 15 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat