Faruk Shala, zhvishu nga petku i FHK-së, kthehu në realitetin e ri!

Hendboll

Faruk Shala, zhvishu nga petku i FHK-së, kthehu në realitetin e ri!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:38
Faruk Shala, zhvishu nga petku i FHK-së, kthehu në realitetin e ri!

Faruk Shala po e kupton më në fund, se edhe me gjuhë diplomatike të rrëzojnë dhe nuk skuqen fare, të lirojnë nga detyra me propozim të selektorit të Kombëtares A të Kosovës. 

Selektori Agron Shabani propozoi, bordi e miratoi lirimin nga detyra e Faruk Shalës nga pozita e trajnerit të Kosovës U-19 dhe Arben Parduzit nga Kosova U-17.

Nuk u dha asnjë sqarim për opinion pse ky propozim nga selektori për lirim nga detyra, për mos sukses, mos punë apo edhe iu kishte skaduar kontrata Shalës dhe Parduzit! 

“Me propozim të selektorit Agron Shabani, Bordi i FHK-së liroi nga detyra e trajnerëve të grupmoshave të reja Faruk Shalën dhe Arben Parduzin. Për dy vjet, Shala ishte trajner i Kombëtares U19 të hendbollisteve, ndërsa

Parduzi i Kombëtares U17 të hendbollisteve”, thuhet nga FHK-ja! 

Bordi i FHK-së nuk dha asnjë detaj, pse ky lirim apo shkarkim me gjuhë diplomatike. 

Kur ka filluar ftohja e Faruk Shalës me disa brenda Federatës së Hendbollit të Kosovës përkatësisht disa në Bord? Pikërisht nga data 23 korrik e vitit 2021 apo edhe nga një turne në Shkup, ku edhe aty nuk ka pasur qetësi!

Mos të harrojmë edhe një kritikë të ashpër ndaj FHK-së me 23 korrik të vitit 2021, kur iu drejtua me këto fjalë:

 “Është e çuditshme se si disa nga anëtarët e bordit na lodhin duke na dërguar emaila duke kritikuar punën e FHK-së (duke kritikuar vetveten) apo doke dal nëpër deklarata në media duke kritikua FHK-në e përfaqësuesen e vet, duke dal naive më vonë për shkak të mungesës se informatave dhe njohurive të përgjithshme, duke kërkuar tubime te odave te burrave, ju lutemi te jeni më profesional sepse nuk përfaqësoni vetveten aty por të gjitha klubet”. 

Faruk Shala, zhvishu nga petku i FHK-së, kthehu në realitetin e ri! 

Dhjetë pika që duhet t’i kuptojë Faruk Shala.

1. Duhet t’i kthehet maksimalisht klubit të Istogut, aty ku është trajner dhe të përgatitet për garat e play-off-it, se do të ketë shumë vështirë kësaj radhe, më vështirë se kurrë për t’u bërë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës! Këtë do ta kuptojë me kalimin e ditëve.

2.  Afërsia me FHK-në nuk i duhet asgjë, sepse ai me klubi është më i madh se federata, ka përkrahjen e madhe në qytet dhe duket se e ka kuptuar më në fund!

3. Faruk Shala, duhet të merr guximin, të thotë hapur se kush i pruri shumicën e hendbollisteve nga diaspora në Kombëtaren A të Kosovës, të dal me emra e mbiemra dhe pa pikë hezitimi.  Merr guximin e fol hapur Faruk.

4. Faruk Shala,, duhet të orientohet nga akademia e hendbollit në Istog dhe jo të vrapojë pas çështjeve që e dëmtojë edhe klubin e vet.

5. Faruk Shala, duket se e ka të qartë, se politika sportive, të mbanë derisa i duhesh, kur nuk i duhesh të hedhin jashtë dhe as që të pyesin kush ke qenë e kush je tani.

6. Faruk Shala, e ka kuptuar se lojtar i madh nuk mund të bëhesh diku ku nuk të shkon fjala aty ku nuk iu pëlqen mendimi apo propozimi juaj.

7. Faruk Shala, të ulet  e t’i analizojë gjërat si e humbi titullin edicionin e kaluar, nga cilët faktorë dhe ky gabim mos t’i përsëritet më, mos t’i bëhet vonë!

8. Faruk Shala, duhet të kuptojë se Bordi i FHK-së, ka edhe më të pushtetshëm se ai! Ai duhet tani ta përdorë kartën e fuqishme të tij, të kërkojë gjyqtarët më të mirë në finale!

9. Faruk Shala, punën më të mirë që e ka bërë deri me sot, ka klubin e Istogut nga viti 2004, në një qytet që kurrë nuk ka pasur hendboll femëror, por sot e gjithë Kosova flet për të! Kjo është krenari për Faruk Shalën, se të merret me gjërat në kryeqytet!

10. Faruk Shala, duket se tani nuk do të lejojë askush të luajë me karizmin e tij! Ai nuk e thotë hapur, por deshëm apo nuk deshëm, ai ndihet në një formë i tradhtuar apo edhe i "shfrytëzuar" në mënyrë sportive! Duket se lufta e tij është me disa brenda Bordit të FHK-së, të paktën ende nuk e thotë publikisht.

Rasti i fundit që i ka ndodhur është një mësim i mirë për Shalën, që duhet ta kthejë në realitet të ri! Fundja, një ditë të duhet njlë trajner me përvojë në Klubin e Istogut, për t'u fuqizuar edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat