Maqedonia e Veriut mëson kundërshtarët

Hendboll

Maqedonia e Veriut mëson kundërshtarët

Më: 1 prill 2022 Në ora: 13:58
Maqedonia e Veriut mëson kundërshtarët

Përfaqësuesja e Maqedonisë së veriut ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2024” në hendboll. Maqedonia do të garojë në grupin e parë, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Turqia dhe Luksemburgu.

Dy ekipet e para në grup do të sigurojnë një vend për në Europianin e pas dy viteve, ndërsa gjithashtu do të kualifikohen edhe katër prej tetë Kombëtareve më të mira të vendit të tretë.

Ndeshjet e para luhen në tetor, më 12/13 dhe 15/16. Më pas do të zhvillohen ndeshje në mars të vitit të ardhshëm dhe në prill.

Evropiani i ardhshëm në hendboll mbahet në Gjermani prej 10 deri më 28 janar 2024. Kualifikimin e drejtëpërdrejtë në këtë europian e kanë siguruar nikoqirët e Gjermanisë, Suedia, Spanja dhe Danimarka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat