Kosova në grup me Slloveninë, flet Urosh Zorman 

Hendboll

Kosova në grup me Slloveninë, flet Urosh Zorman 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 prill 2022 Në ora: 14:06
Kosova në grup me Slloveninë, flet Urosh Zorman 

Kosova është në grupin e shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024. 

Dardanët janë në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën. 

Selektori i Sllovenisë, Urosh Zorman, tha se është një grup interesant.

“Shorti na dha një grup që të kujton ndeshjet ballkanike. Ne u futëm si një nga kryesuesit dhe kështu duhet të tregohemi në ndeshjet kualifikuese që na presin nga tetori e në vazhdim.

Sido që të jetë, duhet të respektojmë çdo ekip. Na takon neve të shkojmë në ndeshje sa më të përqendruar dhe të justifikojmë rolin e favoritit të grupit”, ka komentuar Urosh Zorman, transmeton media sllovene ‘RTVslo.si”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat