Elma Kameri: Fatkeqësisht, niveli është shumë më i ulët...

Hendboll

Elma Kameri: Fatkeqësisht, niveli është shumë më i ulët...

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2022 Në ora: 19:35
Elma Kameri: Fatkeqësisht, niveli është shumë më i ulët...

Elma Kameri, prej hendbollisteve më të mira që ka pasur Kosova, tash e tre vite është në Belgjikë, tha se ka rënie të nivelit të lojës së hendbollit femëror në vendin tonë.

Ajo shpreson se me një përkushtim të klubeve gradualisht të rritet niveli dhe të kthehet në nivelet e merituara sporti me traditë.

Elma para se të largohet ka qenë pjesë e klubit të Istogut dhe pjesë e fuqishme e Kombëtares së Kosovës.  

Image

“Të them të drejtën tashmë janë bërë 3 vite që nuk jam pjesë e Superligës së Kosovës.

Por gjithmonë i kam percjellur lojërat në Superligën dhe fatkeqësisht niveli është shumë më i ulët se vitet e kaluara, sepse mendoj se punohet shumë pak nëpër klube dhe përkushtimi i vajzave është shumë minimal.

Sa i përket anës së Federatës së Hendbollit të Kosovës, kryhet një punë e mrekullueshme dhe e palodhshme, për ngritje të nivelit. Ky vit shpresoj se do të jetë më i mirë, pasi që disa ekipe janë përforcuar me lojtare nga jashtë dhe besoj që do e rrisin sadopak nivelin dhe të ketë sadopak konkurrencë. 

Sepse tashmë dihet që Istogu është një nder ekipet pa konkurrencë dhe ka qenë gjithmonë, me fitore bindëse dhe epërsi të  mëdha, gjithashtu kjo e dëshmon rënien e nivelit në Superligën e hendbollit të Kosovës.

Por mbi të gjitha shpresoj dhe kam dëshirë shumë të madhe që të ketë ngritje të nivelit në hendbollin e Kosovës, pasi që aty u rrita si një lojtare e suksesshme”, tha Kameri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat