Besa pa telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Hendboll

Besa pa telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 23:29
Besa pa telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Besa Famgas nuk ka hasur telashe për ta fituar edhe një ndeshje në Superligën A të hendbollistëve.

Të shtunën mbrëma në Gjakovë, Besa e Pejës fitoi ndaj Vëllaznimit vendas me rezultat 49:21.

Epërsia e Besa Famgas ishte bindëse që pas pjesës së parë, 27:10. Jon Vokshi ishte i pandalshëm te Besa duke shënuar plot 14 gola. Kastriot Jupa i realizoi 9 gola.

Te Vëllaznimi nga 4 gola i shënuan Arbër Neziri e Arnis Spahija.

Për Besën është fitorja e 24-t rresht në këtë kampionat. Udhëheq bindshëm në tabelë me 48 pikë. Vëllaznimi është i gjashti, i fundit në Superligë A, me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat