Llapi fiton pikët në Drenas

Hendboll

Llapi fiton pikët në Drenas

Më: 2 prill 2022 Në ora: 23:50
Llapi fiton pikët në Drenas

Llapi ka mposhtur Drenicën në Drenas në kuadër të Superligës B të Kosovës në hendboll.

Të shtunën mbrëma, Llapi i Podujevës fitoi me rezultatin bindës, 42:26.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 26:16 për llapjanët.

Artir Muçiqi me 8 gola ishte më efikasi te Llapi. 7 i shënoi Endrit Havolli, kurse nga 6 i kishin Arianit Idrizi e Besjan Abazi.

Blear Zariqi shënoi 11 gola për Drenicën. 5 i shtoi Driton Baliu.

Pas xhiros së 22-të në Superligën B, Llapi është i dyti me 13 pikë, ndërsa Drenica mban vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat