Nuk jep fitues derbi i Gjakovës

Hendboll

Nuk jep fitues derbi i Gjakovës

Më: 3 prill 2022 Në ora: 23:02
Nuk jep fitues derbi i Gjakovës

Nuk ka dhënë fitues derbi i Gjakovës mes Vëllaznimit dhe Shqiponjës.

Ndeshja e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave u luajt të dielën në palestrën “Shani Nushi” dhe përfundoi 32:32.
Pas pjesës së parë rezultati ishte po ashtu i barabartë 13:13.

Në pjesën e dytë Vëllaznimi krijoi epërsi deri në shtatë gola, 22:15. Por lojtaret e Shqiponjës u afruan dhe vetëm në fund barazuan në 32:32. Orgesa Gola shënoi tre golat e fundit për Shqiponjën.

Ajo gjithsej i shënoi 9 gola. Një më shumë e kishte Elma Hoda. Edona Radoniqi shënoi 11 gola për Vëllaznimin. 7 i realizoi Ema Daija.

Shqiponja është e gjashta me 21 pikë. Vëllaznimi mbetet i teti me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat