Istogu mbështetet në forcën e lojtares braziliane

Hendboll

Istogu mbështetet në forcën e lojtares braziliane

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:48
Tainara Luna Goncalaves

Istogu synon titullin e kampionit dhe të mbrojë Kupën e Kosovës në hendboll (femrat). 

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, beson shumë në dy lojtaret që ka marrë nga Brazili, së bashku me boshnjaken Esma Muratoviq dhe hendbolliste të tjera, që do të janë të pa konkurrencë edhe në ndeshjet e play-off-it dhe të garës së Kupës.

Istogu deri me tash ka shënuar 20 fitore nga po aq ndeshje, kryeson me 40 pikë në Superligë. 

Brazilianet Tainara Luna Goncalaves dhe Dayane Pires da Rocha, i japin gjallëri ekipit.

Istogu mbështetet edhe në forcën e hendbollistes Luna Goncalaves, e cila luan në pozitën beg i majtë dhe në qendër, mbrëmë bëri lojë maestrale kundër Vushtrrisë, duke realizuar 7 gola.

Luna Goncalaves është e gjatë 180 centimetra dhe pritet të luajë rol të madh në ndeshjet vendimtare, në realizimin e synimeve të ekipit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat