Ferizaj e Prishtina e luajnë derbin e javës

Hendboll

Ferizaj e Prishtina e luajnë derbin e javës

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:33
Ferizaj e Prishtina e luajnë derbin e javës

Ferizaj e Prishtina takohen në derbin e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:30 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Bëhet fjalë për dy skuadrat që synojnë trofe dhe i takojnë pjesës së epërme të tabelës. Aktualisht Prishtina është e dyta me 36 pikë, ndërsa Ferizaj i treti me 32 pikë.

Ferizaj ka angazhuar disa lojtare të huaja dhe synon të shfaq vlerat në pjesën përfundimtare të kampionatit. Ndërkohë Prishtina luan për kohë të gjatë me ekip të njëjtë e të komponuar dhe synon suksesin në Ferizaj.

Të shtunën janë edhe dy ndeshje tjera: Istogu – Samadrexha (19:30), Ulpiana – Drita (13:00).
Ndërkohë të dielën janë ndeshjet tjera të javës së 21-të: Vjosa – Shqiponja (17:30), Vëllaznimi – Vushtrria (14:00), Jusuf Gërvalla – Kastrioti (17:00).

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 11-të. Ndeshjet e kësaj jave janë: CLICK – Llapusha, KEK-u – Deçani, Trepça – Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat