Maqedonia e Veriut, premi 50.000 euro për hendbollistët nëse kualifikohen 

Hendboll

Maqedonia e Veriut, premi 50.000 euro për hendbollistët nëse kualifikohen 

Nga: K.G. Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:08
Maqedonia e Veriut, premi 50.000 euro për hendbollistët nëse kualifikohen 

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, i ka të qarta punët e saja në konkurrencën e meshkujve, e cila përgatitet për ndeshjen e ardhshme të kualifikueseve për Kampionatin Botëror, kundër Republikës së Çekisë.

Pasi në raundin e parë të play-off-it, hendbollistët kaluan Rumaninë, tashmë pengesa e fundit është Çekia.

Se cilët hendbollistë do të udhëtojnë sot në Zlin, selektori Lazarov do të vendosë pas stërvitjes.

Dueli i parë kundër çekëve në program është të mërkurën (13 prill) me fillim nga ora 20:15, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet të dielën (17 prill) në SC “Boris Trajkovski” nga ora 19:00.

Bordi i RFM-së vendosi si motiv shtesë për hendbollistët që të ketë një shpërblim në të holla në vlerë prej 50.000 euro për kualifikim në Botërorin e Polonisë dhe Suedisë 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat