Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit të rregullt

Hendboll

Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit të rregullt

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:34
Hendbollistet i luajnë ndeshjet e xhiros së fundit të stinorit të rregullt

Të shtunën janë katër ndeshje të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Është kjo xhiroja e fundit e stinorit të rregullt. Menjëherë në mesjavë fillon plejofi, përkatësisht faza përcaktuese e kampionatit për titull.

Skuadrat e kreut nuk pritet të kenë telashe për të fituar ndeshjet e fundit.
Shqiponja – Ferizaj (14:00), Prishtina – Ulpiana (17:30), Dria – Jusuf Gërvalla (15:30), Vushtrria – Vjosa (16:30) janë ndeshjet e së shtunës.

Të dielën lideri, Istogu, luan ndaj Kastriotit në Ferizaj, nga ora 15:00.

Ndeshja Samadrexha – Vëllaznimi luhet më vonë.

Në Ligën e Parë është java e 14-të, e fundit. Të shtunën është ndeshja Llapusha – Prizreni (15:00), kurse dy ndeshje janë të dielën: Dukagjini – KEK-u (11:00), Deçani – CLICK (14:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat