Tifozët po jetojnë me një sport që kurrë nuk ekzistonte në qytetin e Istogut!

Hendboll

Tifozët po jetojnë me një sport që kurrë nuk ekzistonte në qytetin e Istogut!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:47
Tifozët po jetojnë me një sport që kurrë nuk ekzistonte në qytetin e Istogut!

Qendrat e hendbollit po i lëpijnë buzët e gishtat dhe po e lakmojnë një qytet siç është Istogu për nga organizimi e shikueshmëria.

Mbrëmë në palestrën e sportit në Istog, atmosferë hendbolli dhe tribunat në dy anët të mbushura përplot me shikues, rreth 1500 shikues.

Istogu i shpërbleu tifozët me fitore bindëse me rezultat 32:22 ndaj kampiones në fuqi, Vushtrrisë, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës (femrat).

Image

Ky klub u themelua në vitin 2004, ende nuk i ka mbushur 2 dekada, ka një titull e tri Kupa të Kosovës, tani është favorite për të gjitha trofetë. 

Pak kanë rëndësi trofetë, se sa atmosfera dhe një qytet që po jeton me hendbollin. Treguesi më i mirë është ndeshja e mbrëmshme, palestra përplot shikues.

Image

Puna vetëmohuese e kryetrajnerit Faruk Shala, me stafin e tij dhe sponsorët, qytetarët, sot ka bërë një Istog shumë të respektuar, aq me tepër e lakmojnë edhe qendrat e hendbollit, si Ferizaj, Mitrovica, Gjilani, Gjakova, Vushtrria etj.

Istogu jeton me aromën e hendbollit, jeton me ndeshjet e vashave të tyre.

Istogu për 22 ndeshje në kampionat ka shënuar po aq fitore, tani edhe në play-off, ka rresht 23 fitore, pa barazim e pa humbje në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat