Hendbollistet mposhten nga Sllovakia, nesër e kanë ndeshjen përmbyllëse

Hendboll

Hendbollistet mposhten nga Sllovakia, nesër e kanë ndeshjen përmbyllëse

Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:01
Hendbollistet mposhten nga Sllovakia, nesër e kanë ndeshjen përmbyllëse

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të premten e ka luajtur një tjetër ndeshje në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Për rangim nga pozita e pestë e deri në pozitën e tetë, Kombëtarja jonë luajti me Sllovakinë.

Humbi me rezultat 21:14, ndonëse u përmirësua gjatë ndeshjes. Dallimi u bë në pjesën e parë të cilin sllovaket e fituan 8:1. Në periudhën e dytë rezultati ishte 7:7 e në të tretën 6:6.

Në këtë kampionat ndeshjet ndahen në tri periudha.

Ndeshjen përmbyllëse në këtë ngjarje me shumë rëndësi, vajzat tona e kanë të shtunën prej orës 12:00. Luajnë me Greqinë për vendin e shtatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat