Vushtrria e Ferizaj shpresojnë të barazojnë rezultatin

Hendboll

Vushtrria e Ferizaj shpresojnë të barazojnë rezultatin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 23:03
Vushtrria e Ferizaj shpresojnë të barazojnë rezultatin

Të shtunën janë ndeshjet e dyta në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat).

Ndeshjet e para janë luajtur në mesjavë, kurse janë fituar nga Istogu e Prishtina. Këtyre dy skuadrave u mjafton nga një barazim në ndeshjet e dyta për të kaluar në finale të madhe.

Por plane tjera kanë Vushtrria e Ferizaj.

Kampionia aktuale, Vushtrria, të shtunën prej orës 17:30 takohet me Istogun, që nuk di për humbje këtë edicion.

Vushtrria llogarit në përkrahje të shikuesve në tentim për të barazuar rezultatin në 1:1 dhe për të siguruar ndeshjen e tretë që do të luhej në Istog.

Ndërkohë Ferizaj pret të shfaq dukshëm më tepër se në ndeshjen e parë ndaj Prishtinës. Ndeshja Ferizaj –

Prishtina luhet po ashtu të shtunën nga ora 17:30. Në “Bill Clinton” pritet ndeshje e bukur dhe me rivalitet, njëjtë si në Vushtrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat