Muratoviq krenare me Istogun: Lojtari i tetë i yni – tifozët 

Hendboll

Muratoviq krenare me Istogun: Lojtari i tetë i yni – tifozët 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2022 Në ora: 14:44
Muratoviq krenare me Istogun: Lojtari i tetë i yni – tifozët 

Ekipi i Istogut po përgatitet që të rikthejë titullin pas dy viteve në vitrinat e saj.

Istogu është finalistja e parë e play-off-it të Superligës së Kosovës dhe e pret fituesin e sfidës Prishtina - Ferizaj.

Hendbollistja më e mirë në Kosovë, Esma Muratoviq, alfa e omega në ekipin e Istogut, tha se po përgatiten për sfidat finale. Ajo është krenare me Istogun.

 “Forca jonë është loja dhe luajmë së bashku, si kolektiv.

Ne përgatitemi për çdo ndeshje.

Ne e respektojmë kundërshtarin.

Ne e luajtëm ndeshjen e parë (të gjysmëfinales së play-off-it) para publikut, në një sallë të mbushur përplot, ata do të jenë lojtari i tetë i yni”, tha Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat