Verim Zherka buzëqesh, Prishtina në finale

Hendboll

Verim Zherka buzëqesh, Prishtina në finale

Më: 24 prill 2022 Në ora: 23:13
Verim Zherka buzëqesh, Prishtina në finale

Kryetrajneri i Prishtinës, Verim Zherka, buzëqesh, shkojnë në finale! 

Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës.

Të dielën mbrëma në “Minatori”, Prishtina fitoi me rezultatin 38:32. Vetëm fillimi i ndeshjes u ka takuar vendasve.

Më pas Prishtina nisi shkëputjen graduale dhe në pushim shkoi me avantazh prej pesë golave, 17:12. Në pjesën e dytë mysafirët kanë kontrolluar ndeshjen dhe fitorja e tyre nuk është rrezikuar asnjëherë.

Oltion Beshiri me 11 gola ishte më efikasi te Prishtina. 7 i realizoi Agon Bajqinovci, ndërsa 5 i kishte Lulzim Shabani.

Te Trepça u dallua Sali Maxhera me 9 gola. 6 i kishte Shpëtim Mehmeti, ndërsa 5 gola i realizoi Muhamet Dubovci.

Në finale të plejofit takohen Besa Famgas e Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat