Suzana Ujkiq shkëlqen në Francë, shpallet lojtare e ndeshjes 

Hendboll

Suzana Ujkiq shkëlqen në Francë, shpallet lojtare e ndeshjes 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 15:41
Suzana Ujkiq shkëlqen në Francë, shpallet lojtare e ndeshjes 

Hendbollistja shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, Suzana Ujkiq, anëtare e Kombëtares së Kosovës, mbrëmë shkëlqeu në fanellën e ekipit Yutz.

Ekipi Yutz ka shënuar fitore të thellë me rezultat 33:13 ndaj Reichstett, në ndeshjen e javës së 24-të të Ligës Kombëtare të Francës (liga e tretë).

Ujkiq ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë si në mbrojtje po ashtu edhe sulm, duke u shpallur lojtare e ndeshjes. 

Image

Suzana Ujkiq, në këmbë e dyta në të majtë

Ajo shprehet e lumtur për lojën që ka treguar, për 5 gola që shënoi dhe për epitetin e lojtares më të mirë të ndeshjes. 

Ujkiq tha se të gjitha lojtaret kanë luajtur për një dhe një për të gjithë.

Palente Besancon kryeson me 72 pikë, pasojnë JDA Dijon 62, Metz 2 me 61 pikë e Yutz është në vend të katërt me 60 sosh etj.

Yutz përgatitet për derbin e madh me 7 maj, ku e presin Metz 2, sfidë që luhet në orën 20.30.

Duhet theksuar se Ujkiq gati për 4 vite ka qenë pjesë e Istogut, largimi i saj nga ky ekip, po vërehet dukshëm në repartin e mbrojtjes ku ka lënë edhe mangësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat