Prof. Ismet Jupa i fascinuar me Istogun: Publiku me tipare shqiptare 

Hendboll

Prof. Ismet Jupa i fascinuar me Istogun: Publiku me tipare shqiptare 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 16:20
Prof. Ismet Jupa i fascinuar me Istogun: Publiku me tipare shqiptare 

Nota dhjetëshe është pak për publikun e Istogut përkatësisht të klubit të hendbollit në konkurrencën e femrave.

Prof. Ismet Jupa, trajner i mirënjohur e për shumë vite në krye të Kastriotit të Ferizajt dhe ish selektor i Kombëtares së Kosovës (femrat), është i fascinuar me publikun në palestrën e sportit në Istog, ku ishin mbi 1500 shikues.

Prof. Jupa nuk u fascinua pse palestra ka qenë përplot me shikues në duelin e finales së parë të Superligës së Kosovës, mes Istogut dhe Ferizajt (32:31), por që në asnjë moment nuk ka dëgjuar sharje e fyerje, këtë bukuri e këtë edukatë të një publikut siç është i Istogut i kulturuar, nuk e ka pa kurrë! 

Image

Ai tha se Kosova ka nevojë për kësi publiku shembullorë, me një edukatë dhe shembull që duhet ta ndjekin jo vetëm hendbolli, por edhe futbolli, basketbolli, volejbolli dhe të gjitha sportet tjera.

“Unë jo që u kënaqa me ndeshjen, më së shumti me një publik të jashtëzakonshëm.

Image

Prof. Ismet Jupa

Për shumë vite nuk kam pa kësi publiku të edukuar e të kulturuar, me një anim dhe me sjellje jashtëzakonisht korrekte. Një publik korrekt prej moshave të reja, të mesme, seniore e deri të te moshuarit, edhe më interesant është se të pranishëm ishin të dy gjinitë. 

Mendoj se kjo ndeshje në veçanti publiku duhet t’ju hapë sytë të gjitha sporteve tjera në Kosovë, të merret model kjo kulturë e traditë me tipare shqiptare.

Neve na mungon një publik e tillë, një publik që shanë e fyen lojtaret kundërshtare, nuk i nevojitet popullatës shqiptare në Kosovë, më mirë pa shikues se sa një publik që shanë.

Beso, jam shumë i kënaqur me publikun se me lojë. Si jashtë po ashtu edhe si brenda palestrës, respekti ka qenë i jashtëzakonshëm për ata që kanë shkuar me shikuar lojën. Kur e them këtë, janë mendimet e mija, përshtypja direkt e imja”, thotë prof. Ismet Jupa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat