Hasan Shala: Arsyetimi i vendimit të Komisarit të Garave sa është absurd aq është i paqartë 

Hendboll

Hasan Shala: Arsyetimi i vendimit të Komisarit të Garave sa është absurd aq është i paqartë 

Nga: K.G. Më: 3 maj 2022 Në ora: 15:09
Hasan Shala: Arsyetimi i vendimit të Komisarit të Garave sa është absurd aq është i paqartë 

Veprimtari i shquar i hendbollit, Hasan Shala, është i habitur se si Komisari i Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Istref Sadriu, e ka vlerësuar veprimin e hendbollisteve të Ferizajt, kur e kanë nisur topin nga qendra në duel me Prishtinën, në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së play-off-it të Superligës së Kosovës.

Prishtina humbi në qindtën e sekondës së fundit me rezultat 30:29 nga Ferizaj dhe u eliminuan.  

“Mirëpo është esenciale që ato të mos jenë të qëllimshme dhe të mos ndikojnë drejtë për drejtë në rezultatin përfundimtarë! 

Image

Duke abstrahuar rastet e shkuara të përmendura mendoj se në ndeshjen e fundit ka pas shkelje materiale të rregullave të lojës e kjo më së miri shheet nga postimet e situatës së fillimit të gjuajtjes nisëse nga ana e mysafireve ku qartas rezulton se pranuesja e topit nuk është në pozitë të drejtë dhe se është dashur të përsëritet gjuajtja nisëse me përmirësim të pozitës së lojtares!

Mua më shumë më brengosë dhe befason vendimi i Komisarit të Garave ku konstaton se nuk ka pas shkelje materiale të rregullave të lojës dhe se ky aksion nuk ka ndikuar në rezultatin përfundimtarë të ndeshjes!

Nga fotot e postuara meç ndeshjen nuk e kam parë rezulton se ka pas shkelje materiale të rregullave të lojës dhe se kjo situatë e pa rregullt drejtë ka ndikuar në rezultatin përfundimtar të lojës nga se prej kësaj situate ka ra goli i fitores për mysafire prandaj arsyetimi i vendimit të komisarit të garave sa është absurd aq është i paqartë në vlerësimin e këtij momenti aq më parë kur të kihet parasysh pretendimi se goli paska rënë nga aksioni e jo nga gjuajtja nisëse!

Shpresojmë të jetë gabimi i fundit i cili sipas mendimit tim dëmton njerën ekip dhe se në të ardhmen mos të na përsëriten në mënyrë që përfundimi i garave të ketë rrjedhë të drejtë!”, komenton Hasan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat