Të enjten finalja e dytë e hendbollistëve

Hendboll

Të enjten finalja e dytë e hendbollistëve

Më: 4 maj 2022 Në ora: 19:29
Të enjten finalja e dytë e hendbollistëve

Të enjten nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet zhvillohet ndeshja e dytë finale e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Takohen Prishtina e Besa Famgas, dy skuadrat kryesore të këtij edicioni.

Ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në Pejë e kishte fituar Besa me rezultat 38:30.

Kështu skuadra pejane vjen në Prishtinë për ta festuar titullin e kampionit. Besës në ndeshjen e dytë i duhet fitore apo barazim për ta siguruar titullin e radhës. Besa Famgas ka dominuar plotësisht këtë edicion, duke shënuar 31 fitore rresht.

Prishtina ishte e dyta, derisa në gjysmëfinale e kaloi Trepçën.

Prishtinasit kanë plane tjera për ndeshjen e dytë. Synojnë të japin më të mirën për të barazuar rezultatin në 1:1 dhe kështu të sigurojnë ndeshjen e tretë finale të plejofit.

Pritet ndeshje e bukur hendbolli, ndërsa pjesë e saj do të jenë shumë prej lojtarëve reprezentues të Kosovës që janë në të dy skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat