Berisha sulmon ashpër Istogun 

Hendboll

Berisha sulmon ashpër Istogun 

Nga: K. G. Më: 7 maj 2022 Në ora: 14:10
Berisha sulmon ashpër Istogun 

Ish hendbollisti i shquar, Dervish Berisha, kritikon kampionin e ri të Kosovës, Istogu (femra), që po dominohet tash nga lojtaret e shtetet e jashtme. 

Berishës nuk i pëlqen fare që Istogu dominohet me lojtare të huaja dhe shprehet kritikë në këtë rast. Madje, sipas tij, për shumë ekipe Superliga është rekreacion!

”E çuditshme që thuhet titulli i fituar tani ka më shumë vlerë sepse titullin më me vlerë e ka fituar Istogu para ca vite, ku kënaqësia dhe festa ishte vendore dhe kishte hijeshi, kurse tani ka vlerë si kampione.

Por mos harroni që në ekip luajtën 80 për qind lojtareve të huaja, andaj fitorja dhe fitimi i kampionit ka vlerë por jo në tërësi.

E di që shumë kujt i vjen fllad por është e vërtet sepse mbi 2 apo maksimum 3 të huajat hahet disi e jo 5-6 etj. sepse disponimi dhe morali sportiv bie të vendoret që është normale.

Një ditë ikin të huajat pa marr parasysh çfarë sporti, mandej vendoret nuk kthehen pasi janë të nënçmuar. 

Nuk jemi Reali apo Barcelona sepse edhe pse i kemi bë disa kushte nuk duhet me e tepru me shpenzime në të huajat sepse një i huaj fiton sa 5 vendore. 

Andaj përcaktoheni në lojtare e lojtare të reja sepse Istogu edhe pa të huaja ishte bë kampion sepse liga jonë është me pak kualitet, dy ekipe te mira, dy pak e tjerat rekreacion e kanë Superligën.

Por pa asnjë të keqe, urime e suksese, që tani të gjithë presim që në Ligën  Europiane presim dhe dëshirojmë fitore dhe plasim sa më të mirë, se deri tani pak kemi arrit çka është dashtë sepse që 70 vjet luhet hendbolli në Kosovë”, komenton Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat