Motrat Hajdari dhe Demaj edhe në edicionin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës

Hendboll

Motrat Hajdari dhe Demaj edhe në edicionin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës

Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:37
Motrat Hajdari dhe Demaj edhe në edicionin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës

Skuadra Ringkobing do të luaj edhe në kampionatin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës në hendboll. Superliga e Danimarkës është prej ligave më të forta në botë, kurse Ringkobingu fitoi të shtunën ndaj Ringsted për ta konfirmuar vendin në elitë.

Ringkobingu fitoi dy ndeshjet e plejautit ndaj Ringsted dhe kështu mbeti pjesë e elitës. Të shtunën skuadra e tri hendbollisteve tona fitoi bindshëm, 33:16.

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, shënoi katër gola për Ringkobingun.

Katër gola i shënoi edhe Marigona Hajdari, hendbollistja tjetër shumë e rëndësishme e Kombëtares sonë. Marigona është shquar edhe me organizim të lojës. Ndërkohë motra e Marigonës, Arlinda, ende po mungon për shkak të lëndimit që e pësoi verën e kaluar. Ajo do të kthehet në edicionin e ardhshëm dhe do të jetë e rëndësishme për Ringkobingun e po ashtu për Kombëtaren e Kosovës.

Mbetja e Ringkobingut në elitë është e rëndësishme edhe për Kombëtaren tonë. Kështu tri prej lojtareve tona kryesore do të luajnë në një top-kampionat evropian dhe do të kenë çdo javë ndeshje të forta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat