Operohet Pashke Marku!

Hendboll

Operohet Pashke Marku!

Më: 10 maj 2022 Në ora: 13:31
Operohet Pashke Marku!

Hendbollistja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, Pashke Marku, ka operuar krahun pas një lëndimi që e ka munduar për kohë të gjatë. 23-vjeçarja ka këputur ligamentet e krahut, ndërsa i është nënshtruar operimit ditë më parë. Është duke e marrë veten pas operimit.

Marku tashmë e vazhdon shërimin duke bërë seanca fizioterapie dy herë në javë. Në stërvitje pritet të kthehet pas rreth katër muajve, ndërsa jashtë hendbollit pritet të qëndrojë gjashtë deri në shtatë muaj.

“Shpresoj të kthehem me sukses dhe të vazhdojë me formën që e kisha së fundi”, ka thënë Pashke Marku.
Ajo ka shkëlqyer këtë edicion te skuadra elitare e Zvicrës, Kreuzlingen. Ka shënuar 105 gola në 20 paraqitje kampionale.


“Ka dy vjet që kam pasur probleme me krahun. Por kam menduar që është nga hendbolli, nga gjuajtjet e shumta. Por mjeku më ka thënë se nga goditjet e shumta kam lënduar ligamentet. Dhimbjet së fundi u bën të padurueshme dhe u detyrova t’i nënshtrohem operimit. Operimi ka shkuar me sukses”, ka treguar Marku.

Ajo formë të lartë ka shfaqur në dy vitet e fundit, kurse shpreson të vazhdoj njëjtë te Kreuzlingeni edhe pas kthimit nga lëndimi.

“Shpresoj që edhe te Kosova të kthehem me sukses”, ka thënë Pashke Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat