Ferizaj - mikpritës i finaleve të Kupës së Kosovës

Hendboll

Ferizaj - mikpritës i finaleve të Kupës së Kosovës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:37
Ferizaj - mikpritës i finaleve të Kupës së Kosovës

Me turneun final të Kupës përfundon edicioni 2021/2022 i garave në hendbollin kosovar te seniorët. Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës zhvillohet në qytetin e hendbollit – Ferizaj.

Pritet një mbyllje spektakolare e edicionit garues, ndërsa edhe interesimi i shikuesve pritet të jetë i madh. Udhëtimin në Ferizaj e kanë paralajmëruar adhurues të hendbollit nga qytete të ndryshme të vendit tonë.

Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale në të dy konkurrencat. Fillimisht prej orës 14:00 e 16:00 takohen skuadrat e hendbollisteve. Terminet prej orës 18:00 dhe 20:00 janë të rezervuar për hendbollistët.

Të gjitha tetë skuadrat kanë pretendime për t’u paraqitur në finalet që zhvillohen të dielën prej orës 17:30 dhe prej orës 20:00

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa hendbolli i bukur dhe ndeshjet dramatike e me rivalitet nuk do të mungojnë. Organizatori i turneut final të Kupës është në përmbyllje të përgatitjeve dhe të shtunën çdo gjë pritet të jetë gati për spektakël hendbolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat