Besa Famgas demolon Prishtinën, në finale ndeshet me Kastriotin

Hendboll

Besa Famgas demolon Prishtinën, në finale ndeshet me Kastriotin

Më: 14 maj 2022 Në ora: 22:42
Besa Famgas demolon Prishtinën, në finale ndeshet me Kastriotin

Besa Famgas e Pejës është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Besa në gjysmëfinale e kaloi Prishtinën, ndaj të cilës fitoi me rezultat të thellë, 50:35..

Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në të njëjtën palestër të dielën nga ora 17:30 është finalja me Kastriotin.

Vetëm fillimi i ndeshjes ishte i barabartë. Pejanët herët nisën shkëputjen dhe pas 30 minutave rezultati ishte 25:18 në të mirë të Besës.

Në pjesën e dytë epërsia e Besës vetëm sa është rritur. Dallimi në cilësi, në bazë të asaj që kanë shfaqur skuadrat, ishte i madh.

Te Besa më i miri u shpall kapiteni Nikola Prce. Ai i shënoi 7 gola, sa i kishte edhe Denis Shabanoviq.

Te Prishtina lojtari më i mirë u shpall Rron Ramadani. Më efikasi ishte Oltion Beshiri me 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat