Istogu me strategji tjetër të lojës, synojnë të mbrojnë Kupën e Kosovës 

Hendboll

Istogu me strategji tjetër të lojës, synojnë të mbrojnë Kupën e Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 15 maj 2022 Në ora: 13:09
Istogu me strategji tjetër të lojës, synojnë të mbrojnë Kupën e Kosovës 

Istogu nuk do të luajë sikur dje kundër Prishtinës, por me një strategji tjetër të lojës dhe të bindur se do të mbrojnë Kupën e Kosovës në hendboll (femrat).

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, ka hartuar strategjinë e lojës, pasi mbrëmë ka studiuar fije e për pe lojën e Ferizajt dhe sot pret që t’i kundërpërgjigjet fuqishëm në finalen që luhet në orën 20.00 në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Istogu deri me tash ka fituar tre herë Kupën e Kosovës.

Istogu e njeh mirë Ferizajn, pasi që dy herë u takua në finale të play-off-it dhe dy herë në kampionat, por kësaj radhe do të luajë me një sistem ndryshe ndaj vashave ferizajase. 

Fituesit e Kupës

2020/21 Istogu
2019/20 Vushtrria             
2018/19 Istogu
2017/18 Istogu             
2016/17 Prishtina             
2015/16 Prishtina
2014/15 Kastrioti
2013/14 Kastrioti             
2012/13 Kastrioti             
2011/12 Prishtina             
2010/11 Prishtina             
2009/10 Kastrioti             

2008/09  Prishtina             
2007/08  Prishtina             
2006/07  Kosova             
2005/06  Kastrioti
2004/05  Kosova  Vushtrri
2003/04 Prishtina
2002/03  Kosova Vushtrri
2001/02 Kastrioti             
2000/01 Vjosa             
1999/00 Trepça             
1998/99  (Garat nuk u zhvilluan për shkak  luftës)
1997/98 (Garat nuk u zhvilluan për shkak  luftës)
1996/97 Prishtina
1995/96 Kastrioti
1994/95 Prishtina             
1994/95 Vjosa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat