Rugova: Kampionati Botëror i Hendbollit Universitar po vjen në Prishtinë 

Hendboll

Rugova: Kampionati Botëror i Hendbollit Universitar po vjen në Prishtinë 

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:50
Rugova: Kampionati Botëror i Hendbollit Universitar po vjen në Prishtinë 

Drejtori i drejtorisë së sporteve në Prishtinë, Granit Rugova, tha se korriku do të jetë një muaj i veçantë, sidomos për komunitetin e hendbollit. 

Për herë të parë në Kosovë, do të organizohet një ngjarje madhore e hendbollit universitar. 

“Kampionati Botëror i Hendbollit Universitar po vjen në Prishtinë.

Nga 11 deri më 17 korrik, në Prishtinë, do të zhvillohet kampionati botëror i Hendbollit Universitar.

Me kënaqësinë më të madhe, Komuna e Prishtinës dhe Drejtoria për Sport do të mbështesin këtë kampionat, në përkrahje të Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, e cila do të jetë organizatore e këtij eventi madhështor. 
Prishtina po merr vendin e merituar në organizime të dinjitetshme sportive, vendore dhe ndërkombëtare – me Komunën dhe Drejtorinë e Sportit gjithmonë si mbështetëse”,
ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat