Pionierët i luajnë në Istog ndeshjet gjysmëfinale

Hendboll

Pionierët i luajnë në Istog ndeshjet gjysmëfinale

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 23:39
Pionierët i luajnë në Istog ndeshjet gjysmëfinale

Të shtunën e të dielën janë ndeshjet e Turneut Final të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Pas çerekfinaleve interesante, hendboll i bukur pritet edhe në gjysmëfinale dhe në finale.

Turneu Final organizohet në Istog. Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale.

Prej orës 10:00 takohen Deçani e Istogu, kurse prej orës 11:30 është ndeshja Besa Famgas – Llapi.

Të dielën prej orës 10:00 është ndeshja për vend të tretë, ndërsa finalja luhet prej orës 11:30.

Gara në Ligën e Pionierëve ka qenë interesante, ndërsa në skenë po del një gjeneratë premtuese. Puna që po bëhet në klube pritet të dal në pah edhe në ndeshjet e Turneut Final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat