Besa Famgas në një tjetër finale

Hendboll

Besa Famgas në një tjetër finale

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:32
Besa Famgas në një tjetër finale

Besa Famgas do të paraqitet në një tjetër finale. Këtë herë është grupmosha e pionierëve e klubit pejan që ka arritur në finale të kampionatit të Kosovës në hendboll.

Pionierët e Besës të shtunën në gjysmëfinale e mposhtën Llapin me rezultat 30:19. Ndeshja u luajt në palestrën e qytetit në Istog.

Olsi Mulaj, Jon Gashi e Amar Muqolli i realizuan nga 6 gola për Besa Famgas. 5 i kishte Diar Idrizi. Te Llapi, Durim Talla i shënoi 5 gola. Lisian Gashi e Edi Lushaku i shënuan nga 4 gola.

Të dielën në finale, Besa Famgas takohet me Istogun. Ndeshja finale luhet në Istog nga ora 11:30. Ndërsa për vend të tretë, prej orës 10:00, luajnë Deçani e Llapi.

Besa ka fituar titullin e kampionit te seniorët, juniorët dhe kadetët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat