Deçani fiton ndaj Llapit

Hendboll

Deçani fiton ndaj Llapit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 18:59
Pionierët, Deçani fiton ndaj Llapit

Deçani e ka fituar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll.

Të dielën paradite në Istog, Deçani fitoi me rezultat të ngushtë, 20:19, ndaj Llapit.

Bilall Mazrekaj dhe Elijot Selmanaj shënuan nga 4 gola për Deçanin. Kurse te Llapi më efikasi ishte Etnik Bajoku me 7 gola. Nga 5 i realizuan Durim Talla e Edi Lushaku.

Deçani e Llapi me këtë ndeshje kanë përfunduar një edicion të suksesshëm. Në ligën e pionierëve, dy skuadrat kanë dëshmuar se i pret e ardhme e ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat